Live

Osmani në Forumin Alpbach: Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri

09:39 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka ndarë momenti nga Forumi Alpbach në Austri, duke thënë se kishte një bashkëbisedim frymëzues me të rinj e të reja, që siç tha ajo, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Osmani u shpreh se kanë diskutuar për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, përcjell Klankosova.tv.

“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim”.

“Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar tutje Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua