Live

Aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve në Malet e Sharrit, ja çka konfiskoi policia

19:45 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një operacion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të premten në rrugën e fshatrave Drajkovc – Kashtanjevë të Shtërpcës, policia ka ndaluar dy furgon të tipit Fiat, të drejtuara nga personat B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin drunj pa dokumentacionin përkatës.

“Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt shton se mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit. 

Shpërndaje në

U Kopjua