Një 31 vjeçar ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri, në rajonin e Gollakut.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se e kanë pranuar informatën për një person të lënduar rreth orës 17:00, të dielën.
I njëjti pohoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.