Live

Trump thotë se dëshiron të takohet përsëri me Kim Jong Un e Koresë së Veriut

07:53 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një takimi me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, u shpreh se dëshiron të takohet përsëri me Kim Jong Un.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi: “Do të doja ta takoja këtë vit. Pres me padurim të takohem me Kim Jong Un në të ardhmen.”

Trump, duke rikujtuar takimin e një dekade më parë në Zonën e Demilitarizuar, tha: “Do të doja të kisha një takim. Shkova shumë mirë me të”, raporton Reuters.

Ai shtoi se ata “u bënë shumë miqësorë” gjatë mandatit të tij të parë dhe theksoi: “Ne mendojmë se mund të bëjmë diçka në këtë drejtim”, duke shprehur dëshirën për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy Koreve.

Shpërndaje në

U Kopjua