Live

Dy oficerë policie të vrarë nga të shtënat në një qytet australian

08:49 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia australiane ka konfirmuar se një “incident aktiv” është duke u zhvilluar në një pronë në Porepunkah, rreth 300 kilometra në verilindje të Melburnit.

Mediat australiane raportojnë se dy oficerë janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Komisioneri i policisë federale nuk e konfirmoi këtë, por tha se ka “shqetësime të mëdha” për disa nga oficerët e policisë të përfshirë në incident, transmeton Klankosova.tv.

Krimet me armë janë relativisht të rralla në Australi, e cila ka disa nga rregulloret më të rrepta për armët në botë.

Shpërndaje në

U Kopjua