Live

Rubin: Chris Hill nuk ishte miqësor me Thaçin dhe e dija që do të jepte komente negative për të

16:31 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Pas një pauze prej një orë e gjysmë, James Rubin po vazhdon dësminë e tij.

Rubin gjatë dëshmisë tregoi edhe për raportin e Christopher Hill me Thaçin.

“Unë e di që Chris Hill nuk ishte shumë miqësor me zoteri Thacin. E dija që ai do të jepte disa shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për zoteri Thacin te delegacioni amerikan, gazetarët dhe mund të bënte komente edhe për senatorin Doll. Pra qëndrimi nuk duhet të ishte “o po i shkreti Thaci është fshehur “pra ia tha pse nuk është ai ktu kur kemi senatorin Doll këtu, pse sillet si të ishte kreu I një shteti, a pse bën skur është një person I rëndësishëm…unë e dija që ai kishte një influencë të madhe në këtë situatë dhe unë do të përpiqësha që të thosha po ka arsye pse nuk është këtu ndoshta po vjen, mbase ka mbetur diku në bjeshkë, mbase është në rrezik unë nuk e di pse është këtu. Ideja ishte që të shkoj në Paris me të sepse ma kërkoj ajo(Albright) dhe më tha se në qoftë se nuk do të jem unë të paktën do të jesh ti ta inkurajosh të bëjë atë që më premtoi mua se do ta bënte, se ai mua më ka thënë nëse i japim një kohë shtesë mes Parisit dhe Rambujesë ai do të bënte të pamundurën që të merrte pëlqimin dhe të vinte të nënshkruante”, tha Rubin

Shpërndaje në

U Kopjua