Live

“Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

18:38 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ish-zëvendës sekretari i Shtetit, James Rubin në fund të dëshmisë sot, kërkoi që të vazhdohet ende seanca, që të përfundoj sot dëshmia.

Por, kjo kërkesë nuk iu aprovua nga Specialja.

“Do të doja të rrija dhe të mbaroja nëse do mundesha, sepse do të ishte shumë më e lehtë për mua që të rrija, për aq sa keni nevoj për mua.”

“Nëse varet nga unë do të qëndroja. Por, nëse varet nga ju, unë e di që nuk mund ta bëni këtë. Por, unë desha të ju ofroja që të qëndroja. E kuptoj z.gjykatës, Më mirë të marr një dhomë hoteli po thoni.”, tha Rubin.

“Po, duhet të qëndroni deri nesër”, kështu iu përgjigje gjykatësi.

Nesër do të jetë dita e tretë dhe e fundit e dëshmisë së James Rubin.

Shpërndaje në

U Kopjua