Live

Aksidenti në trafik përfundon me sulm fizik – dy të arrestuar në Mitrovicë

08:56 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Mitrovicë, dy të dyshuar kishin sulmuar një person dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kanë goditur edhe një femër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia bën të ditur përmes raportit se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua