Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare, i cili arrin shifrën e 300 mijë eurove.
Aktakuza ka të bëjë me veprat penale në bashkëkryerje si: “Hyrja në sisteme kompjuterike’’ , ” Falsifikimi i dokumenteve, “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’’.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, njofton kjo prokurori, transmeton Klankosova.tv