Live

Tre persona arrestohen në Klinë për ‘vjedhje pylli’ dhe ‘kanosje ndaj personave zyrtarë’

16:30 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë arrestuar në Klinë nga policia, si të dyshuar për “vjedhje të pyllit” dhe “kanosje ndaj personave zyrtarë”.

Siç njofton PK-ja, më 15 dhe 16 shtator, personat e dyshuar kishin sekuestruar një kamion dhe një traktor, së bashku me masën drunore, të cilat tani do të përdoren për procedurat e mëtejshme ligjore.

“Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua