Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së ngushtë me SHBA-të.
Ajo tha se do të angazhohet për të forcuar këtë partneritet edhe me administratën e presidentit Trump, bazuar në besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim, transmeton klankosova.tv.
”Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik. Si presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e presidentit, Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.