Live

Williams: Ishte e qartë si drita e diellit që komandatët e zonave duhej bërë pjesë e procesit, Thaçi s’e kishte autoritetin që të vendoste vetë

12:46 / 18 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dëshmitari Paul Williams tha në Hagë se Hashim Thaçi nuk e kishte autoritetin që të vendoste vetë.

Madje, ai tha që ka realizuar takime edhe me Adem Demaçin i cili ishte kundër marrëveshjes nëse nuk përmendej pavarësia.

Përveç kësaj, ai tha se u bë e qartë se komandantët e zonave duhej të bëheshin pjesë e procesit.

“U bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonës duheshin të bëheshin pjesë e procesit”, u shpreh Williams.

Ai gjithashtu theksoi se brenda objektit ku mbaheshin punimet e marrëveshjes së Rambujesë, ishte e pamundur që të përcaktohej statusi i ardhshëm i Kosovës.

“Brenda përbrenda kështjellës ishte e pamundur që të përcaktohej statusi i ardhshëm i Kosovës”, tha Williams.

Shpërndaje në

U Kopjua