Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar gjatë ditës së sotme ‘Kryqin e Kuq’ në këtë qytet.
Idrizi tha se ky është një prej institucioneve më të rëndësishme humanitare që çdo ditë është pranë qytetarëve, përcjell Periskopi.
Ai tha se në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq, është duke u ndërtuar objekti i ri i këtij institucioni.
“Në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq, është duke u ndërtuar objekti i ri i këtij institucioni, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për zyrtarët dhe shërbime më cilësore për qytetarët” shkruan Idrizi.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Kryqin e Kuq në Vushtrri, një prej institucioneve më të rëndësishme humanitare që çdo ditë është pranë qytetarëve tanë.
Në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq, është duke u ndërtuar objekti i ri i këtij institucioni, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për zyrtarët dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë që të mbështesim punën e çmuar të Kryqit të Kuq dhe të forcojmë partneritetin për të mirën e qytetit tonë.