Ka shpërthyer zjarr në afërsi të kishës së Llapushnikut.
Bazuar në pamjet e dërguara nga lexues në redaksinë e Klankosova.tv, shihet tym i dendur në një fushë pranë kishës.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me organet kompetente për detaje shtesë, megjithëse ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.