Një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten, derisa viktimës, sipas njoftimit, i dolën në ndihmë dy persona, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se ndaj personave që ndihmuan viktimën, u ushtrua dhunë fizike nga dy të dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe viktimat; një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.