Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takim me mërgatën në Waterbury.
Osmani e falënderoi mërgatën për mikpritjen dhe për dashurinë që mbajnë për vendlindjen.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim te përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”, shkroi Osmani.
