Policia ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, ku tek njëri prej tyre, që është i mitur është gjetur drogë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëri është liruar, ndërkaq i mituri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë,
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te i mituri është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike me peshë 0.20 gram”.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është liruar, ndërsa i mituri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.