Live

Aksidenti fatal në Gjakovë, dyshohet se Nikollë Perkaj pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes

12:03 / 21 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj dyshohet se vdiq si pasojë e një arresti kardiak derisa ishte duke vozitur.

Kështu kanë bërë të ditur burime brenda policisë për Klankosova.tv.

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.

Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës u tha se në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua