Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.
Gjini përmes një postimi në Facebook u shpreh ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, shkroi tutje Gjini.