Live

Osmani takon homologun finlandez, flasin për zhvillimet e sigurisë në Evropë

19:06 / 24 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj nga Finlanda, Alexander Stubb në New York.

Osmani tha se pati diskutime produktive me Stubb mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë.

“Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit”.

“E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Shpërndaje në

U Kopjua