Avokati Arianit Koci po vazhdon protestën para Kuvendit të Kosovës.
Ai ndërroi vendin e pritjes, duke thënë që do të dalë në hyrjen para sheshit, për të pritur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, transmeton Klankosova.tv.
“Sot e kom plan me taku kryeministrin Kurti, se herëve të tjera s’kemi mujt”, u shpreh Koci.
Ai tha se shpejt do të bëhet takimi i tyre, pasi seancat nuk po zgjasin shumë.