Para pak ditësh u përhap lajmi se reperi Mc Kresha është fejuar.
Por ishte vet reperi ai që mohoi këta zëra, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë. Kresha sot feston ditëlindjen. Reperi u pa në një nga restorantet duke festuar.
Në videon e publikuar nga restoranti, bie në sy prezenca e një vajze në të njëjtën tavolinë me Kreshën. Menjëherë kanë filluar të qarkullojnë zëra se kjo është e dashura e reperit, ndonëse nga video nuk vërehet qartë.