Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar mbrëmë lidhur me marrëveshjen për targat që u arrit në Bruksel, si dhe marrëveshjen finale.
I pyetur nëse ka ndonjë afat kohor për marrëveshjen finale, Hovenier ka deklaruar se për këto afate mund të flasë Bashkimi Evropian.
Ai ka treguar edhe një zotim që kanë bërë palët në marrëveshjen për targat.