Live

Abdixhiku: Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend

13:17 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

ryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi tre kandidatë të VV-së dështuan për t’u bërë kryeparlamentar, në mesin e tyre edhe Dimal Basha.

“Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet”, është shprehur ai.

Ai tha se Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë.

“Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin”.

Reagimi i tij i plotë:

Pse po habiteni?

Ky edhe është niveli i tyre.

Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet.

Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.

Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.

Shpërndaje në

U Kopjua