Live

Abdixhiku pret në takim ambasadorin e ri italian, flasin mbi zhvillimet politike

12:54 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në selinë e partisë, ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Abdixhiku e ka uruar për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

“Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi kreu i LDK-së, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Abdixhiku bëri të ditur se me ambasadorin Antonini kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike.

“E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë. E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë”, përfundoi Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 2 people

Shpërndaje në

U Kopjua