Live

Abidixhiku takohet me Prattipatin, LDK: Takim i zakonshëm, drekë pune

17:27 / 15 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipatin.

Se takimi është zhvilluar, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

“Po, ka qenë drekë punë. Takim i zakonshëm”, deklaroi Mustafa.

Takimi Abdixhiku – Prattipati vjen pas dështimit të seancë së 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës pritet të mbahet të enjten më 17 korrik, me fillim nga ora 11:00.

Shpërndaje në

U Kopjua