Live

Adelina Tahiri trondit: Kam qenë viktimë e dhunës, burri im më mbrojti nga ish-partneri

21:32 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë.

Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.

“Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt.,” tha ajo.

Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë.

“Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” shtoi ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua