Live

Afati i Kushtetueses po afrohet, a do të konstituohet në tentimin e 52-të Kuvendi?

07:56 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e zgjedhur sot do të tentojnë për herë të 52-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Nesër shënohet 26 korriku, dita e fundit për të arritur funksionalizimin e parlamentit bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, të enjten gjykata doli me një vendim të ri, transmeton Klankosova.tv.

Sipas vendimit të Kushtetueses, nëse as sot nuk bëhet konstituimi i kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.

Gjykata bëri të ditur se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.

“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;

  1. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

  1. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të
Ligjit;
  2. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Shpërndaje në

U Kopjua