Publicisti, Agon Maliqi ka reaguar edhe njëherë rreth shpërndarjes së “analizës” të një instituti slloven i cili e nxjerr fitues Vetëvendosjen dhe në anën tjetër sulmon opozitën.
Maliqi ka mgritur përsëri një pyetje që sipas tij AKI duhej të shqetësohej.
“Cili është niveli i bashkëpunimit me këtë “institut” dhe kush janë hallkat e tij në Kosovë?”, ka pyetur Maliqi.
Postimi i plotë:
E përsëris pyetjen: pse disa media pro-qeveritare dhe figura të afërta me pushtetin e shpërndajnë një “analizë” të një “instituti slloven” i cili është dokumentuar nga shërbimet e vendeve partnere të NATO-s si platformë e propagandës ruse? Cili është niveli i bashkëpunimit me këtë “institut” dhe kush janë hallkat e tij në Kosovë? Kjo është një pyetje e cila do të duhej ta shqetësonte AKI-në, institucionet e sigurisë dhe mediat.