Live

“Ai ushtron presion mbi viktimën”, ish-ambasadorja e ShBA-së nuk mbështet politikën e Trumpit ndaj Ukrainës

08:30 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë tha se dha dorëheqjen sepse nuk ishte dakord me trajtimin e luftës në Ukrainë nga Donald Trump.

Bridget Brink, e cila shërbeu si ambasadore në Ukrainë nga maji 2022 deri në largimin e saj muajin e kaluar, përshkroi arsyet e largimit të saj në një shkrim të botuar nga Detroit Free Press.

“Unë respektoj të drejtën dhe përgjegjësinë e presidentit për të përcaktuar politikën e jashtme të SHBA-së me kontrollet dhe balancat e duhura nga Kongresi amerikan”, tha ajo, shkruan skynews.

“Fatkeqësisht, politika që nga fillimi i administratës Trump ka qenë të ushtrojë presion mbi viktimën, Ukrainën, sesa mbi agresorin, Rusinë”, shtoi Brink.

Shpërndaje në

U Kopjua