Live

AKI-ja vë në mbikëqyrjen e vet 37shefat e diplomacisë jashtë vendit

10:16 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Të gjithë shefat e diplomacisë së Republikës së Kosovës nga tash do të jenë nën sigurinë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Nga imediat është bërë e ditur se në javën e parë të Gushtit u është dërguar nga një pyetësor i sigurisë.

AKI-ja ka marrë këtë vendim për arsye të verifikimit të secilit nga ta.

Përmes këtij pyetësori do të bëhet e ditur se a paraqet ndonjëri nga ata rrezik për sigurinë e vendit.

Nëse ndonjëri nga ata nuk jep rezultate pozitive nuk mund të çertifikohet nga AKI-ja,dhe si pasojë nuk mund të jetë më në udhëheqje të misionit.

Ky informacion për këtë proces legjitim është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar në proces të verifikimit 37 shefa të misioneve (ambasadorë, të ngarkuar me punë, si dhe shefa të misioneve në konsullatat e përgjithshme)”, Ky proces ka nisur të planifikohet në fund të vitit të kaluar dhe deri në shtator 2019 do të finalizohet”.

Ky ligj i përcaktuar dëshmon se AKI-ja është i vetmi autoritet verifikues,dhe mbanë përgjegjësinë për të zhvilluar procedura të verifikimit të sigurisë për të gjithë Institucionet publike  të  vendit dhe kontraktuesve ty tyre në misione jashtë vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...