Live

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, vdes një 19-vjeçar

09:00 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Siç raporton Top Channel, një 18-vjeçar i cili po drejtonte automjetin që u aksidentuar, dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe si pasojë, vetura ka dalë nga rruga, transmeton Klankosova.tv.

Të lënduar mbetën vetë drejtuesi dhe një pasagjer tjetër.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Shpërndaje në

U Kopjua