Live

Aksident mes një veture dhe kamioni në Ferizaj – S’dihet për të lënduar

12:11 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të ish-urës në Ferizaj, ku janë përfshirë një veturë e llojit BMW dhe një kamion.

Pamjet që kanë dalë nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme materiale të konsiderueshme në veturën BMW, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar zyrtarët policorë në Ferizaj dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua