Një aksident tjetër i trafikut ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez të Muhaxherëve.
Aksidenti ka ndodh rreth orës 21:00 ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Ferizajt.
“Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore”.
“Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes”, Kanun Veseli, zëdhënësi për media i Policisë në Ferizaj.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra, është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.