Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Edhe gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Pavlan të Pejës, ku u aksidentuan dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rasti është konfirmuar nga Fadil Gashit, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Më tutje u bë e ditur se të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal.