Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha.
Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent, Valdrin Daci për “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
Ai tregon se falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet , i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi.
Viktimat ishin babë e birë, Mehmet dhe Arbër Kelmendi.
Sipas Dacit, pas varrimit të viktimës së dytë, Mehmetit, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit, familja Kelmendi zgjati dorën dhe ia fali gjakun familjes Berisha dhe djalit të tyre 26-vjeçar.