Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku disa persona kanë marrë lëndime trupore pas pasi katër automjete u përplasën mes vete.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili për Sinjalin shtoi se nga ky aksident janë lënduar 12 persona.
Personat e lënduar janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.