Live

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

16:50 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku dy persona të gjinisë femërore vdiqën si pasojë e një vetaksidenti.

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit e kësaj komune ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Anita Vrellakut, e cila kishte qenë nxënëse e shkollës “Minatori”.

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen Vrellaku, miqtë dhe komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin Anitën – një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të drejtorit Fatlum Berisha.

“Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që jemi pjesë e arsimit në Fushë Kosovë. U prehtë në paqe!”, thuhet ndër të tjera në telegram.

Shpërndaje në

U Kopjua