Live

Aksidentohet autobusi në Misuri, lëndohen 33 persona

09:23 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

33 persona u lënduan kur një autobus u përplas në një kanal në Misuri të shtunën në mëngjes.

Rreth orës 10:45 të mëngjesit, shoferi i një autobusi humbi kontrollin e automjetit dhe doli jashtë rrugës duke u përplasur me një kanal, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur shkakun e përplasjes.

Të 33 personaa, të gjithë të rritur nga 27 deri në 68 vjeç, u lënduan, shumica prej tyre me lëndime të lehta dhe mesatare, sipas të dhënave. Katër persona kanë marrë plagë të rënda: një grua 36-vjeçare, një burrë 37-vjeçar, një 45-vjeçar dhe një 60-vjeçar.

Shpërndaje në

U Kopjua