Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si pasojë e një aksidenti trafiku.
Në të ishte i përfshirë urbani i linjës së aeroportit dhe dy vetura të tjera përballë tij, transmeton klankosova.tv.
Mësohet se autobusi kishte edhe pasagjerë që po udhëtonin me të, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar, nga asnjëra palë e automjeteve të aksidentuara.
Policia njëkohësisht është parë në vendin e ngjarjes.