Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot aksion në dalje të Pejës, që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme, të përfshirë në veprën penale “Detyrimi”, raporton Klankosova.tv
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se janë zbatuar edhe masat e veçanta, si dhe është kapur edhe një i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
“Pas zbatimit të masave të veçanta, janë kapur në flagrancë katër persona, tre për detyrim, 1 për armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit do të ndalohen me urdhër të Prokurorit të Shtetit.”, tha ai për Klankosova.tv