Live

Aksioni kundër spiunazhit – Operacioni po zhvillohet ndaj një zyrtari policor, dyshohet se i dha informacione shërbimeve serbe

10:49 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sot është njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion i gjerë në të cilën po hetohet vepra e spiunazhit. Nga Prokuroria Speciale se është bërë e ditur se operacioni po zhvillohet nën udhëheqjen e saj, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjence, në lidhej me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Lidhur me rastin, Gazeta Express përmes burimeve të saja mëson se operacioni po zhvillohet ndaj një zyrtari të Policisë së vendit, i cili po hetohet për rrjedhje të informacioneve sensitive në llogari të shërbimeve sekrete serbe.

“Ajo çka dihet deri me tani është duke u zhvilluar një operacion i Kundërspiunazhit ndaj një zyrtari të Policisë i cili është hetuar për rrjedhe të informacioneve sensitive në llogari të shërbimeve sekrete serbe.”

Ndryshe, nga prokuroria është deklaruar se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.

Shpërndaje në

U Kopjua