Live

Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të intitiucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

11:26 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka  ngritur aktakuzë kundër 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare, i cili arrin shifrën e 300 mijë eurove.

Aktakuza ka të bëjë me veprat penale në bashkëkryerje si:  “Hyrja në sisteme kompjuterike’’ , ” Falsifikimi i dokumenteve, “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi  i kartelave të bankës apo të kreditit’’.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione  financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi  arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, njofton kjo prokurori, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua