Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” nga Serbia.
Lidhur me këtë rast, Klankosova.tv ka kontaktuar avokatin e ish-policit, Arianit Kocin. Sipas tij, në kohën kur u krye sulmi në Banjskë, Spahiu nuk ka punuar fare në polici.
Poashtu, avokati Koci thotë se ky pretendim i policisë serbe nuk ka bazë në prova.
“Po. Dyshohet për vrasje të rëndë, e që ka të bëjë me rastin “Banjska”. Ai në atë kohë, nuk ka punuar fare në polici. Ky pretendim i policisë serbe nuk ka bazë në prova. Është persekutim politik!”, ka thënë Koci, njofton Klankosova.tv.
Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.