Live

Alarm në shkollën fillore në Liverpool, ndërhyrje policore jashtë objektit

16:30 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një shkollë fillore në zonën e Everton në Liverpool është futur në izolim si pasojë e një incidenti të ndodhur jashtë saj.

Sipas një mesazhi të dërguar prindërve nga shkolla “Our Lady Immaculate Primary School” në Northumberland Terrace, policia ka këshilluar që të gjithë fëmijët të qëndrojnë brenda ambienteve të shkollës dhe hyrja apo dalja është e ndaluar për momentin, transmeton klankosova.tv.

“Për shkak të një incidenti policor jashtë shkollës, na është kërkuar nga policia që të mbajmë të gjithë fëmijët brenda dhe aktualisht nuk ka qasje në shkollë. Të gjithë fëmijët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Do t’ju mbajmë të informuar. Faleminderit për bashkëpunimin”.

Stafi i shkollës ka konfirmuar për gazetën Liverpool Echo se askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga objekti, por sigurojnë se fëmijët janë të sigurt dhe ndërtesa është e mbrojtur.

Shpërndaje në

U Kopjua