Live

Alarmon shefi i OKB-së për energji bërthamore: Irani mund të vazhdojë përsëri pasurimin e uraniumit

17:39 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

“Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda pak muajsh, pavarësisht pretendimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai e ka zvogëluar ndjeshëm programin bërthamor të tij”, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

“Kapacitetet që ata kanë janë aty”, tha Grossi.

Bëhet e ditur se shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmet e javës së kaluar të SHBA-së në tre objekte bërthamore iraniane mbetet e paqartë.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Arakchi tha se sulmet shkaktuan dëme “të konsiderueshme” në infrastrukturën bërthamore të vendit, shkruan CNN.

Por Trump ndërkohë tha se bombardimet amerikane të objekteve bërthamore të Iranit kishin penguar ndjeshëm programin e armëve bërthamore të Iranit, përcjell telegrafi.

Grossi tha se “sinqerisht, nuk mund të thuash se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje”.

Ai shtoi se IAEA është kryesisht e interesuar në gjetjen e uraniumit të pasuruar në Iran dhe tha se agjencia ka vite që pyet veten pse gjeti gjurmë të uraniumit të pasuruar në disa vende të ndryshme.

“Dhe ne thjesht nuk kemi qenë në gjendje të marrim përgjigje të besueshme. Nëse ka pasur material bërthamor – ku është? Pra, mund të ketë edhe më shumë. Dhe ne nuk e dimë këtë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua