Live

Ambasada e ShBA-së në Tiranë feston 249-vjetorin e Pavarësisë

21:39 / 27 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se sot kanë festuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se festa u bë me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

“Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ambasada amerikane falënderoi të ftuarit që iu bashkuan për ta festuar këtë ditë.

Shpërndaje në

U Kopjua