Live

Ambasadat reagojnë kundër presionit ndaj KSHC-së

15:43 / 19 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka mbështetur vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) për mosakreditimin e Universitetit të Mitrovicës, Pejës dhe atij të Prizrenit. Ai ka thënë se vendimi i KSHC-së është i vështirë, por universitetet duhet të plotësojnë kriteret e caktuara nëse duan që vendet evropiane të njohin diplomat e tyre. Më tutje ambasadori britanik ka thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve të pavarura. O’Connell në një postim në “Facebook” ka thënë po ashtu se nëse universitetet kanë dështuar që të përmbushin kriteret e parapara, atëherë është faji i tyre dhe jo i KSHC-së.

“Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre”, ka shkruar O’Connell.

Po ashtu, një ditë më parë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e disa universiteteve. Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se vendi ka nevojë për një sistem të arsimuar të bazuar në merita dhe të drejtë për të gjithë.

“Pse kjo ndërhyrje politike te Agjencia e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për t’i arsimuar studentë për benifitet të tyre dhe shoqërisë – jo për t’ju siguruar vende pune individëve të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendit i duhet një sistem i arsimit i bazuar në merita dhe i drejtë për të gjithë”, ka shkruar ambasadori 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...