Live

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

19:16 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kosova është shteti i parë ballkanik që mbështeti plotësisht vendimin e SHBA-së dhe Izraeli në sulmin ndaj Iranit, kështu tha ambasadorja izraelike, Tamar Ziv.

“Mendoj se Kosova, më saktë kryeministri Kurti, ishte lideri i parë ballkanik që reagoi menjëherë pas veprimit amerikan kundër tre objekteve bërthamore. Dhe, sigurisht, në deklaratën e tij ai mbështeti dhe përkrahu plotësisht Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Evropës, kundër një Irani bërthamor. Duke mbështetur, natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, supozoj se ai gjithashtu po mbështet edhe Izraelin dhe gjithçka që Izraeli ka bërë për të shkatërruar kërcënimin bërthamor, siç përmenda, jo vetëm nga Irani ndaj Izraelit, por edhe nga regjimi iranian që mund të përdorë aftësitë bërthamore në pjesë të tjera të botë”.

Ziv në intervistë për emisionin “Gazeta” deklaroi se Kosova u rreshtua pranë vendeve demokrative që luftojnë për paqe e jo regjimeve autokratike.

Pra, pa dyshim, Kosova ka qëndruar pranë vendeve demokratike që luftojnë për paqe dhe kundër regjimeve autokratike dhe ekstreme që janë të zëna me krijimin, eksportimin dhe mbështetjen e terrorit në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të tjera të botës. Ambasadore, ne flasim shumë për atë që po ndodhë në Lindjen e Mesme”.

Shpërndaje në

U Kopjua