Analisti politik, Arton Muhaxhiri, thotë se Administrata e Trump do të jetë më agresive dhe më e ashpë ndaj gjithë akterëve global por edhe ndaj Ballkanit.
‘’Administrata Trump do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Biden dhe do ta paraqes një politikë më energjike, më agresive, me të ashpër ndaj gjithë akterëve global e lëre më në Ballkan’’ thotë ai.
Sipas tij, edhe Ballakni do të ketë focus nga Administrata Trump, por pas përfundimit të luftës në Gaza dhe Ukrainë.
‘’Natyrisht fokusi primar do të jetë lufta në Ukrainë dhe Gaza dhe me zgjidhjen e tyre një pjesë e fokusit do të zhvendoset në rajonin tonë’’ tha ai.
Sipas tij, Administrata e Trump nuk do të ketë diplomacy të stilit Biden, por do të ketë çasje të drejtpërdrejt.
‘’Nuk do të ketë diplomaci të stilit të Biden, me diskutime të mëdha, me ndërmjetësime të mëdha, konsideroj se do të të ketë çasje më të drejtëpërdrejtë dhe pa dilema’’ tha ai për FrontOnline.
Përndryshe, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump do të marrë pjesë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, etj.